Trajneri Sylvinho në Podkastin e Ramës: Kemi arritur një objektiv me Kombëtaren, kemi edhe më tepër përpara

Kryeministri Rama, ka çelur ditën e sotme sezonin e dytë të podkastit “Flasim”.

Të ftuarit e episodit të parë ishin, siç i quajti kryeministri, treshja e kampionëve Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho  rrëfeu emocionet e tij jo vetëm për marrjen e detyrës por edhe suksesin e kuqezinjve në këtë fazë të eliminatoreve të kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani, ku Shqipëria ndodhet aktualisht në krye të grupit. Ndër të tjera, Silvinjo ka rrëfyer për pritshmëritë e tij ndaj kombëtares.

Silvinjo: Të gjitha sa u thanë janë të drejta. Jemi të vetëdijshëm që po ecim mirë dhe kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht që protagonistët janë lojtarët. Të gjithë kemi kaluar nëpër rrugën tonë si lojtarë dhe aty produkti është i mirë, siç e tha Paolo. Janë lojtarë shumë të fortë, janë të mirë, menaxhimi është i mirë. Kemi tri finale, kemi tri finale. Prandaj është i bukur futbolli, për të gjitha këto. Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit një kuptim. Fitorja e djeshme na çon drejt një ndeshjeje më shumë në tetor dhe me një rezultat të mirë arrijmë në nëntor, në kushtet për t’u kualifikuar, çka varet vetëm nga ne. Kjo është pjesa e parë. Pas nëntorit, pastaj, të shohim, por pjesë e objektivit, deri më tani, ishte kjo.

Edi Rama:  Mendoj që keni një punë shumë të rëndësishme psikologjike për të bërë, sepse presioni mbi djemtë rritet, pritshmëritë e të gjithëve shtohen dhe ne të gjithë shpresojmë shumë që përvoja juaj në fushë, sepse jeni të tre kampionë të padiskutueshëm në jetën tuaj. Keni patur mundësinë të luani në nivelet më të larta ndërkombëtare, të jeni nën trysni gjatë gjithë kohës dhe ndoshta kjo është një vlerë e shtuar për kombëtaren, tani që ju e dini si të ruani qetësinë në këto situata apo nuk është e lehtë që këtë t’ua përcillni djemve.

Silvinjo: Jo, nuk është e lehtë, po ke të drejtë. Ne shkojmë aty të punojmë me të gjithë. Pjesë e rëndësishme e drejtimit është se ne nuk e humbasin kontaktin me lojtarin në këtë moment. Flasim me ta, shkojmë t’i shohim, jemi aty, praktikisht, iu qëndrojmë afër të gjithëve dhe kur vijnë sërish, e dinë tashmë çfarë do të gjejnë te ne në kuptimin e mesazhit, pra edhe kjo është një punë që e bëjmë, një punë që bëhet. Është e drejtë, përvoja është. Mendoj që ne kemi një përvojë të bukur në jetë. Si ish-futbollistë mund t’ua përcjellim këtë vërtet atyre, të vihemi në anën tjetër, kjo mendoj dihet. Ajo çfarë shqetëson është që në kombëtare është gjithnjë e vështirë, pasi vijnë nga shumë skuadra, ndërsa ne jemi gjithnjë aty dhe ata e dinë si lojtarë se, përveç ndonjë dëmtimi, do i shohim sërish pas 30 ditësh dhe nëse gjërat shkojnë mirë me të gjithë, do të rinisim në tetor të gjithë së bashku.

Zabaleta: Me shpresë, me shpresë të gjithë do jenë në gjendje të mirë. Kjo për ne është mjaft e vështirë, sepse shohim përditë ndeshjet e tyre dhe vetëm mund të lutemi që të mos kenë dëmtime e gjithçka tjetër. Po është diçka që nuk e kontrollojmë dot, sigurisht. Kur shohim pastaj lojtarët që vijnë në Shqipëri, të buzëqeshur dhe shohin që gjithçka është në vend, gati për të filluar, kështu e krijon mendësinë e duhur për të garuar. Nuk ka mënyrë tjetër…


Shtuar 16.09.2023 08:52