Tha se gruaja ishte vetëvrarë, policia arreston autorin: Pranoi krimin pas përballjes me provat

Një grua u gjet mëngjesin e sotëm e pajetë në qytetin e Fierit në lagjen Sheq i Madh.

Si fillim u mendua se gruaja ishte vetëvrarë, por më pas dolën të dhëna të reja dhe policia me hetimet e kryera zbuloi se gruaja ishte vrarë nga bashkëshorti.

Në provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës në eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera në grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se Manaj për motive xhelozie ka goditur me thikë gruan e tij, Valdete Manaj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Fillimisht ai ka deklaruar se gruaja është vetëvrarë, më pas përballjes me provat ka pranuar krimin. Sakaq, autori akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, me të cilën dyshohet se 56-vjeçari vrau gruan.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 15:02