Kampionati i njohur Europian rikthen 100% tifozët

Skuadrat holandeze do të kenë mundësinë të rimbushin stadiumet e tyre me tifozë nga e premtja 18/2.

Kujtojmë që nga data 25 janar, tifozët lejohen vetëm në 1/3 e kapacitetit të stadiumeve.

Nga e premtja e ardhshme nuk do të jetë e nevojshme të respektohet distanca 1.5 metër nga tifozi në tifoz, megjithatë kushdo që dëshiron të ndjekë një ndeshje nga afër, duhet të ketë “biletën e koronës” të nevojshme.

Kështu, ndeshja e parë që pritet të zhvillohet në një stadium të mbushur do të jetë ajo mes Fortuna Sittard të Siovas dhe Samarit, me Sparta Rotterdam (18/2, ora 21:00), për ndeshjen e 23-të të Eredivisie. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 19:51