Gareth Bale nuk do ta ketë numrin 11 në fanellën e Tottenham Hotspur.
Spurs pak minuta më parë kanë njoftuar për rikthimin e Gareth Bale në Londrën Veriore.
Anësori uellsian bëri bujë të madhe me këtë rikthim. Një ndryshim që është vënë re është ai i numrit të ndryshuar në fanellën e Bale.
Bale nuk do të luajë me fanellën 11, pasi numri i tij te Spurs do të jetë 9.
Bale me fanellën e Spurs luante me fanellën numër 3, kurse në Real Madrid mbante 11.