Derbi Partizani-Tirana, tifozët “ndezin” rrugët e kryeqytetit para ndeshjes (VIDEO)

Na ndan rreth një orë nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, por atmosfera është ndezur shumë më herët.

Tifozët e kuq dhe ata bardh e blu janë mbledhur nëpër rrugët e kryeqytetit dhe kanë sjellë një skenë paraprake të spektaklit që pritet në tribuna, veç atij që do të dhurojnë skuadrat në fushën e lojës.

Tirana është aktualisht në vendin e parë me 40 pikë, teksa Partizani ndan me Egnatian vendin e dytë me nga 37 pikë.

Ekipet shihen si dy pretendentet kryesore për titull këtë sezon, me të kuqtë që kanë shansin të kapin kreun e renditjes nëse fitojnë sot.

Sfida do të mbahet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. /albeu.com

 

 


Shtuar 6.03.2023 17:36