Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, tre vajza të plagosura

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-lezhë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura tre vajza, të cilt janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi: 

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit


Shtuar 20.05.2023 17:47