Casemiro: Benzema është numri 9 më i mirë në botë

Mesfushori brazilian i Realit, Casemiro, ka folur në konferencën e mbajtur për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Inter-it në Champions League dhe u ndal tek mungesa e Benzema-së në këtë sfidë.

“Të humbasësh Benzemanë në këtë ndeshje është sikur të kesh humbur numrin 9 më të mirë në botë, një nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

Megjithatë, ne kemi edhe Luka Jovic me Marianon. Luka bëri një paraqitje fantastike ndaj Real Sociedad dhe duhet ta përgëzojmë. Ai është një lojtar fantastik por nuk luan shumë sepse ka një kampion si Benzema përballë, nuk është e lehtë,” u shpreh Casemiro./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2021 16:52