Kishte kthyer garazhin në laborator heroine, arrestohet shqiptari në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për kultivim të bimëe narkotike. Shqiptari kishte përshtatur garazhin e shtëpisë në laborator heroine.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptarit i janë sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 34 mijë euro cash. I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë, ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

I riu u ndalua teksa drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë, ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

Më pas kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera./albeu.com/