EMRT/ Kthenin patentat e bllokuara para afateve, shkon për gjykim dosja e SPAK për 25 zyrtarë dhe sekserë

SPAK ka çuar për gjykim dosjen për 25 zyrtarë dhe sekserë, të cilët akuzohen se kthenin patentat e bllokuara para afateve.

Të pandehurit janë : Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj, Arian Lika.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit.

Rezulton e provuar se shtetasi Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal duke qenë se ruajtja dhe administrimi i lejeve të drejtimit dhe praktikat e vendimeve të OASH ka qenë detyra e tij funksionale dhe moskryerja e kësaj detyre ka sjellë përfitime për persona të tjerë si dhe ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.

Gjithashtu rezulton e provuar se shtetasi Alkid Ndreu në dy raste ka pranuar përfitim të parregullt monetar në rastin e kthimit para kohe të lejeve të drejtimit të pezullara duke konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1, 2 i K.Penal.

Shtetasi Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetasit: Revi Osmani, Oltjan Muça, Neritan Selmani dhe Altin Koçi duke konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 dhe 4 ndërsa për rastin e shtetasve Lidian Broshka dhe Spiro Torre në bashkëpunim me këta dy shtetas i ka ofruar shtetasit Alkid Ndreu përfitimin e parregullt monetar për kthimin para kohe të lejeve të drejtimit të pezulluara duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1,2 e 25 i K.Penal.

Nga hetimi rezulton se shtetasi Elio Picoku ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në këtë veprimtari të kundërligjshme janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë sikurse janë të pandehurit Amarildo Lika dhe Kujtim Xhaja, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 dhe 4.

Në rolin e ndërmjetësit në procesin e kthimit të lejëvë të drejtimit të pezulluara para afati të përfundimit të masës administrative kanë qënë edhe të pandehurit :

Eduart Caka, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Revi Osmani, akuzuar për veprën penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal , “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin Spiro Torre) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.

Ilir Tafa, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3 e 25 i Kodit Penal.

Sefer Gianfrate, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.

Evisjon Salku, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.

Gerald Lusha, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Ardit Shehu, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Arisjon Rakipi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojën funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Arian Lika, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 3 e 25 i Kodit Penal.

Ndërsa qytetarët të cilët kanë ofurar/premtuar përfitim të parregullt për kthimin e lejeve të drejtimit të pezulluara para afatit të përfundimit të masës administrative kanë qënë shtetasit:

Besiko Demaj (Zoto), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Enis Balla, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Lidian Broshka, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 244/1 e 25 i K.Penal.

Oltjan Muçaj, akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Spiro Tore, akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244/2 e 25 i K.Penal.

Renato Meçuli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ervis Dakolli, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Endrit Xhambazi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Neritan Selmani, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Vilson Zelia, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, përfaqësuar nga avokati Enea Cenko, me numër liçense 10053.

Altin Koçi, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 e 25 i Kodit Penal.

Sotiraq Lamaj, akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1 i Kodit Penal.


Shtuar 21.07.2023 11:59