Shkrumboi 14 hektarë ullishte, shuhet zjarri në Libofshë të Fierit

Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë fikur zjarrin e rëne në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar, morën pjesë për shuarjen e zjarrin 4 zjarrefikse dhe 25 forca zjarrefikse. Për shkak të terrenit, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e zjarrefikseve, pompa dhe me krah.

Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme, ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.


Shtuar 27.08.2022 20:53