Reperi 2po2: Gënjejnë që kanë koncerte, ja ku i nxjerrin artistët paratë

Shumë prej artistëve shqiptarë kanë fituar shuma marramëndëse dhe kanë blerë makina luksoze apo residenca miliona euro.

Çdo gjë justifikohet me koncertet e tyre. Por reperi 2 po 2 në një intervistë ka shprehur se kjo është thjesht një fasadë.

Sipas tij ka artistë që fitojnë nga 15 mijë deri në 20 mijë euro në natë. Por ka dhe të tjerë që janë të përfshirë në grupe “të fortësh”.

“Një grup I caktuar janë të lidhur me grupe të fortësh. Shikoni luksin e tyre. Thonë se kanë koncerte por gënjejnë. Nuk ka aq para në Kosovë për të krijuar atë pasuri. Ata shërbejnë si logjistikë e këtyre grupeve.”- ka phouar ai.