Po rregullonte antenën e televizorit, bie nga kati i katërt 70 vjeçari në Vlorë

 Një 70-vjeçar ka rënë nga nga kati i katër i një pallati në Vlorë.

Mësohet se i moshuari Patriot Tozaj është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ai kishte hipur për të rregulluar antenën e televizorit, por aksidentalisht ka rënë në tokë.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” Vlorë./albeu.com