Arrestohet Dibran Hoxhaj, kush është i famshmi “Kobra” që vrau të riun nga Kukësi në Prizren

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së Rufgen Shehu në lokalin “Kobra City” në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve kuksianë dhe disa personave nga Kosova por konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e armës. Autoritet bëjnë me dije se është arrestuar autori Dirana Hoxhaj.

Ai qëlloi me breshëri ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin 3 kuksianët Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe Arben Basha, duke e lënë të vdekur të parin, të plagosur të dytin dhe fatmirësisht shpëtoi pa lëndime i treti.

Por, kush është Dibran Hoxhaj, i vetëshpalluri “King Kobra”?

Ai është një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar, por edhe për drejtësinë. Dibran Hoxhaj ka më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës, ku është arrestuar dhe liruar disa here, ku ka bërë edhe 20 muaj burg.

Historia kriminale e Dibran Hoxhës fillon në vitin 2004. Në mars të atij viti, Kosova u përfshi në trazira të cilët gati sa nuk quan në një luftë. Gjatë ditëve 17, 18 dhe 19 mars ishin vrarë 11 shqiptarë e 8 serbë. Dibran Hoxhaj ishte i përfshirë në ato trazira.

Sipas të dhënave që prokurori në Prizren Sylë Hoxha ia kishte treguar emisionit “Drejtësia në Kosovë” në shtatorin e vitit 2015, ndaj tij kanë qenë mbi 60 kallëzime penale që kanë pasur të bëjnë me “trazirat e marsit të vitit 2004”. Ishte shpallur i pafajshëm. Pas këtyre, Hoxhaj kishte shpëtuar edhe në mbi 11 akte akuzuese.

Ai njihet si pronar i lokaleve të natës, ndër më e njohur “Kobra City’ në Prizren, ku shpesh here është akuzuar se ajo përdoret si çerdhe prostitucioni.

Aty punonte dhe valltarja e njohur Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi”. Vetë, Dibran Hoxhaj e ka pranuar se e ka shfrytëzuar atë që kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Në vitin 2015, Dibran Hoxhaj u përfshi në një tjetër sherr me shtetin. I ishin gjetur disa pistoleta gjatë një bastisjeje që i kishte bërë Policia lokalit të tij. Ai deklaroi në atë kohë se pronare e lokalit ishte Donjeta Kosumi dhe ai punonte si roje i sigurisë së saj. Të njëjtin deklarim dha edhe Donjeta Kosumi, e cila kishte dëshmuar se e paguante Dibran Hoxhajn 200-300 euro.

Por, vetë Dibran Hoxhaj, e pranoi disa vite më vonë se kjo ishte gënjeshtër. Pas daljes nga burgu, ai ka deklaruar se është tradhtuar nga shokët e tij më besnikë. Edhe marrëdhëniet me Donjeta Kosumin janë ndërprerë.

Në rrjetet sociale, Dibran Hoxha reklamon sot jetën luksoze me vila të ndryshme dhe makina të shtrenja. Ai sot e prezanton veten si menaxher valltaresh dhe si humanis mysliman, ku ndihmon njerëzit në nevojë.