Zgjedhja e kreut të SPAK, Berisha ngre akuza: Kishte ndërhyrje të Kim dhe Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar të PD-së në selinë blu.

Ai ka deklaruar se në zgjedhjen e kreut të SPAK ka ndërhyrë guvernatorja Kim dhe Edi Rama.

Berisha është shprehur gjithashtu se votat duhet të ishin të fshehta dhe jo të hapura pasi sipas tij në qoftë se do të zbatohej ajo e para nuk i dihej se si do të shkonte puna.

Sali Berisha: Në radhë të parë beteja ishte mes Kim dhe Edi Ramës. Kjo është një nga betejat më të turpshme, një proces që duhet të kalonte mes ligjit dhe kushtetutës dhe mos kishte ndërhyrje nga guvernatorja dhe kryeministri. Kim fitoi betejën, në fakt nuk është se nuk u përzje guvernatorja, por beteja ishte mes socialisteve. Ato vota kishin mes tyre ndërhyrjen e Rames, Veliajt, ndërsa Belinda dhe Ogerta shohin çdo ditë ëndërr që të jenë kandidate. Ajo ishte vetëm perdja që patë ju, kurse mbrapa perdes ishin klanet mafioze të pushtetit. Procesi i skapit ishte një proces vote anëtare të cilët duhet të votonin me votë të fshehtë ata nuk i lanë sepse nuk dihet se si do të shkonte puna./albeu.com

 


Shtuar 20.12.2022 17:55