Fuqia e sharjeve: Si ndikojnë fjalët e turpshme mbi mendjen, trupin dhe marrëdhëniet tuaja sociale

Sharjet si një formë e sjelljes së njeriut, janë shpërfillur për një kohë të gjatë nga hulumtimet serioze, pasi supozohej se ato ishin thjesht një shenjë agresioni, e aftësisë së dobët gjuhësore apo edhe e një inteligjencë të nivelit të ulët.

Sot ka shumë prova që e sfidojnë këtë pikëpamje. Pavarësisht nëse e pëlqejmë apo jo këtë formë sjellje, shumë nga ne ka të ngjarë që t’i përdorim këto fjalë herë pas here. Për të vlerësuar fuqinë e sharjes, dhe për të zbuluar se nga buron ajo, një studim i fundit rishikoi më shumë se 100 punimeve akademike mbi këtë temë nga disiplina të ndryshme.

Kështu një nga studimet e publikuar në “Lingua”, tregon se përdorimi i fjalëve të pista mund të ndikojë shumë tek mënyra se si mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Shpeshherë njerëzit e lidhin sharjen me fjalë vulgare me katarsisin, çlirimin e emocioneve të forta.

Dhe s’ka dyshim se sharja është e ndryshme, dhe emocionalisht më e fuqishme sesa format e tjera të përdorimit të gjuhës.

Të sharat ngjallin emocione. Kjo mund të matet me reagimet si djersitja e shtuar dhe nganjëherë edhe rritja e rrahjeve të zemrës. Këto ndryshime sugjerojnë se sharjet mund të aktivizojnë reagimin instiktiv të njeriut “lufto ose largohu”.

Disa hulumtime neuroshkencore, supozojnë se sharjet mund të lokalizohen në pjesë të ndryshme të trurit nga rajone të tjera të të folurit. Ato mund të aktivizojnë pjesë të “sistemit limbik” (duke përfshirë tiparet e njohura si ganglia bazale dhe amigdala).

/“The Conversation” – Bota.al


Shtuar 16.02.2023 23:33