I mbajti të dya shtatzënitë në fshehtësi të plotë, ja si dukej Aurela Hoxha me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Aurela Hoxha zbulon për herë të parë një foto nga shtatzania me barkun e rrumbullakosur
Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, modelja e njohur Aurela Hoxha u shfaq të premten e kaluar në progamain “Kurthin e Piter Pan”. E gjendur përballë 12 gazetarëve të vegjël, ajo tregoi shumëçka nga jeta e saj personale. Aurela është bërë nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, por gjatë të dyjave shtatzënive nuk ka ndarë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare tha se e ka bërë këtë gjë pasi nuk donte të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur.

Dhe për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë se si modelja është dukur gjatë muajve të pritjes së ëmbël, më në fund kanë mundësi ta shohin në foton e publikuar në këtë artikull.

Aurela u bë nënë për herë të parë e një djali një vit e gjysmë më parë, ndërkohë që vetëm para 2-muajsh u bekua me një vajzë. Ajo habiti jo pak kur gjatë bisedës u shpreh se i ushqen të dy fëmijëve me gji. Modelja tregoi se gjatë shtatzënisë mjeku i këshilloi të vazhdonte të ushqente me gji djalin nësë kishte ajo dëshirë. Dhe pavarësisht se në Shqipëri nuk aplikohet një gjë e tillë, ajo tha se në Barcelonë është mëse normale. Aurela tha se djali ishte në fazën për ta lënë, por sapo erdhi në jetë vajza ai filloi përsëri, ndoshta nga xhelozia.

Aurela zbuloi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Teksa shtoi se për të tashmë primare është familja, “Kam bërë shumë gjëra për të arritur sepse karriera ka qenë primare për mua. Me ardhjen e fëmijëve në jetë, ndihem sinqerisht shumë e plotësuar, ok është profesioni dhe gjithçka tjetër, por familja tashmë është realisht e para”.


Shtuar 28.02.2023 11:58