Gazment Bardhi: Kryeministrin e kemi me kartel, kryebudalla

Gazment Bardhi ka kërkuar në seancën e sotme plenare të Kuvednit që të merren masa ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ky i fundit përdori fjalor fyes gjatë fjalës në foltore për deputetet e opozitës.

Por kërkesa e Bardhit nuk u shqyrtua nga kryetrja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

I revoltuar, Bardhi hodhi akuza edhe për fjalorin që kryemininstri Edi Rama bën zakonisht në parlament e jo vetëm, duke e cilësuar atë “kryeministër me kartel dhe kryebudalla.”

“Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla, por nuk ia kemi thënë asnjëherë, ndaj kërkoj masa për kreun e grupit parlamentar për gjuhën fyese ndaj dy deputeteve që i quajti budallenj. Unë thashë ne kemi kryebudalla për kryeministër dhe nuk ia kemi thënë. Nuk mundet askush të fyejë kolegët pa asnjë shkak. Ju kërkoj të merrni masa disiplinore për shkelje të etikës”, tha Bardhi./albeu.com/ 


Shtuar 15.06.2023 12:25