“A keni ndërmend të investoni, apo do bëni rrugë si nga Taxhikistani”, Elvis Pupa ka një thirrje për qeverinë dhe ministrinë e Turizmit (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe ministrinë e Turizmit.

Qeveria, përmes ministrisë i ka kërkuar personazheve publikë dhe influencerëve që në rrjetet sociale të promovonin turizmin shqiptar. Ai u shpreh i gatshëm për të promovuar turizmin shqiptar, por nuk i kurseu as këresat për investime.

“Ju si qeveri keni ndonjë mendje të investoni në këtë drejtim apo…do vazhdoni të bëni një herë në vit nga 2-3 kilomentra rrugë me standarde sigurie si nga Taxhikistani edhe me asfalt që shkepet pas 6 muajsh”, thotë aktori në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Më tej, Pupa krahason Shqipërinë me vendet fqinje, Kroaci, Itali dh Greqi që ai i cilëson si lidere në botën e turizmit.

“Si do i konkurrojmë këto?” pyet aktori.

“Për çfarë t’i ftojmë të huajt këtu? Se këtu ose do vijë ndonjë turist i lodhur me këto kushte, më shumë të prish punë të vijë në lokal se sa mos vijë hiç. Se këta që janë tamam do vijnë një herë dhe nuk vijnë më”, shton ai.

Aktori i bën thirrje qeverisë që të marrë në dorë situatën dhe mos ia lërë në dorë vetëm pronarëve që të lodhen./Albeu.com/


Shtuar 8.08.2023 20:11