U arrestuan në Uzinën e Gramshit, Gjykata jep vendimin për dy rusët dhe ukrainasin

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh.

Togat e zeza e kanë cilësuan të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendimi në fjalë u mor nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin me forcë në ambientet e uzinës.

Gjatë kësaj tentative, njëri prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.

Kjo seancë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi hetimi përmban sekrete shtetërore./albeu.com/