“Përse i zi, përse i bardhë”, Enca Haxhia reagon ndaj komenteve në rrjet për lidhjen e saj (FOTO LAJM)

Enca dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Ishte ai i cili ka ndarë një video nga pushimet e tyre ku shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një moment dyshja puthen në buzë, teksa krah videos ai shkruan “Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.

Fansat këngëtares nuk e pritën që ajo të bënte publike romancën e saj, duke qenë se Enca është kujdesur gjithmonë që ta ruajë jetën e saj private në mënyrë hermetike.

E ndërsa komentet ishin të shumta sa pozitive aq dhe negative, për këtë të fundit Enca vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehej se ‘duhet të japin më shumë dashuri dhe më pak urretje pasi jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten’.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër… Më pak urrejte më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë më e bukur kur e jetoni për veten”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mickey Neblett (@khaidems_way)


Shtuar 11.07.2023 09:37