Gjykata shtyn vendimin për “fatin” e PD, mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Rama pushtuesi më i egër

Dita e sotme është e rëndësishme për Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeaj, pasi do të vendoset në Gjykatën e Apelit se kush do ta marrë drejtimin legjitim të Partisë Demokratike.

Tashmë në gjykatë kanë mbërritur  avokatët e Berishës dhe përfaqësit e Alibeajt për të marrë pjesë në seancë, ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”,

Mësohet se të pranishëm janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso si dhe  përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa.

Ndërkohë, po sot opozita ka thirrur protestë para Kryeministrisë në orën 12:00. Mbështetësit e PD dhe PL kanë filluar të grumbullohen para selisë blu, për të vazhduar më tej marshimin drejt Kryeministrisë.

14:00- Mbyllen fjalimet në protestën e opozitës, Berisha lagohet

Rreth dy orë ka zgjatur protesta e opozitës, e cila ishte e qetë. Kanë qenë anëtarë të PD-së, të rinj të FRPD, aktivistë, deputetë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i PD-së Sali Berisha që kanë mbajtur fjalën.

Thirrjet e tyre kanë qenë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit kryetar të një organizate kriminale që vjedh, varfëron dhe largon shqitarët.

Gjithashtu u bë thirrje ndaj socialistëve, punonjësve të administratës dhe atyre që zgjedhin të mos përfshihen fare në politikë, të marrin pjesë në atë që Berisha e cilëson “revlucion”.

Pas mbarimit të fjalimit, Berisha u largua nga sheshi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa qytetarët filluan të shërndahen.

13:43- Berisha thirrje socialistëve: Bashkohuni me ne, revolucioni s’është i imi por i çdo shqiptari

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje socialistëve dhe punonjësve të administratës si dhe elekoratit gri, t’i bashkohen opozitës në këtë revolucion, duke thënë se nuk është i tiji, por i çdo shqiptari.

“Luftoni  për veten, për vendin tuaj, për Shqipërinë. U bëj thirrje socialistëve, bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, shkretimi i Shqipërisë,. Bashkohuni me në të shpëtojmë Shqipërinë. Revolucioni nuk është i Sali Berishës, por i çdo shqiptari. Një thirrje vëllazërore do ju drejtoj sot ayre që janë të dëshpëruar dhe të zhgënyer. Ju them se keni shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por kurrë nuk mund të gjeni arsye për të qenë indiferentë. E keqja nuk kërkon asgjë tjetër për të triumfuar, por vetëm indiferencën e njerëzve të mirë. Ndaj bashkohuni me ne. Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetësore, mos harroni se në ligj dhe moral nuk jeni truprojë dhe as shërbëtorë të një organizate kriminale që drejtohet nga Rama, por në shërbim të qytetrëve. Sot po përjetoni terror digjital, sepse Rama ju ka thyer në qenie digjitale. Bashkohuni me ne ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale. Revolucioni ynë ka si qëllim madhor t’i japë goditje varfërisë së Shqipërisë, sepse varfëria është nëna e të gjitha të këqijave dhe luftohet duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, duke ulur e përgjysmuar taksat, cmimin e energjisë. Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë për ju, duke krijuar kushtet që ju meritoni”, tha Berisha.

13:39- Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Rama do të asgjesojë PD-së, por ne s’lëvizim kurrë

“Edi Rama do të asgjesojë Partinë Demokratike”, kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet para kryeministrisë.

Berisha: Pasi agjesoi PS-në, e uzurpoi me sektin më antishqiptar. Ai kërkon të agjesojë dhe PD-në, mendon se do të na përjashtojë nga zgedhjet. Ne s’lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka mision të rrallë të shpëtimit të Shqipërisë, të demokracisë.

Kujtojmë se  Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.

13:28- “Pushtuesi më i egër i këtij vendi”, Berisha: Rama flakte si leckë flamurin amerikan, revolucioni nuk mposhtet

Kreu i Partisë Demokratike ka marrë fjalën në protestën e organizuar sot nga opozita para Kryeministrisë.

Ai e nisi fjalën duke falenderuar qytetarët që kanë ardhur nënjë protest të “revolucionit demokratik paqësor”.

“Rama faktohet para shoqërisë, shqipatrëve dhe botës si pushtuesi më i egër i këtij vendi. Edi Rama është armik i qenies tuaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë.

Në rast se ju kujtohet, vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan. Pak vite më parë rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA, një vit më parë zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri flamurin e NATO-s.

Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët në 8 vite u pakësuan me rreth 1 milion banorë. Me këto ritme Edi Rama synon që pas 60 vitesh këtu të ketë ndërtesa bosh, të ketë kampe refugjatës, çerdhe trafikantësh, por jo shqiptarët të vërtetë.

Ne jemi sot këtu, për t’i thënë atij se ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë”, tha Berisha.

12:48 – Protesta, Meta: Rama nuk duhet ta përdorë pozitën e tij për imunitet diplomatik

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga selia për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Ai ka folur për gazetarët ku u shpreh se Rama e ka përdorur pushtetin e pozitës për mbrojtje diplomatike dhe të dorëhiqet nga posti.

“Rama duhet të ishte dorëhequr me kohë. Nuk duhet të përdore pozitën shtetërore për imunitet diplomatik., Duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë sepse ka shkelur kushtetutën dhe së dyti edhe të drejtësisë amerikane.

Nuk ka asnjë skenar të ndalojë opozitën të fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Sot do të shohim që ka mbetur ende shpresë që mund të merren vendime ose do të kemi një deligjitimim total të regjimit të Ramës.

PL dhe PD janë më të bashkuara se kurrë dhe i ftojmë të gjitha ata që duan të jenë përballë regjimit të bashkohen me këtë mision për të çmontuar këtë bande nga pushteti”, tha Meta.

12:33- Nis marshimi dejt kryeministrisë, protestuesit “burgosin” Ramën dhe McGonigal

Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Qindra simpatizantë të opozitës janë mbledhur sot në Tiranë, për të protestuar.

Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj në orën 12:00.
Protesta ven në një kohë, kur politika në vend është përfshirë nga debate të forta, në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

Siç duket edhe në foto protestuesit kanë në duar dy manekine, njëra e Edi Ramës dhe tjetra e McGonigal, të dy të veshur me uniforma burgu.

Gjithashtu, Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.
Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

12:32 – Me Nokën dhe Boçin në krah, Berisha nis marshimin drejt Kryeministrisë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është nisur drejt Kryeministrisë, aty ku do të zhvillohet protesta.

Berishën e shoqëron nënkryetari i PD-së, Flamur Noka si dhe deputeti Luçiano Boçi.

Gjithashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po i bashkohet protestës.

Kujtojmë se për mbarvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 forca policie, dyert e kryeministrisë janë blinduar, kamerat e sigurisë janë shtuar dhe shtyllat janë lyer me graso.

Ndërkohë që sot po zhvillohet protesta, në Gjykatën e Apelit po mbahet seanca për fatin e PD, se kush do ta marrë drejtimin legjitim të partisë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

11:15 -Berisha apo Alibeaj, kush e merr drejtimin e PD-së? Mbërrijnë në Gjykatë avokatë dhe përfaqësues nga 2 palët

Gjykata e Apelit do të vendosë sot për fatin e Partisë Demokratike, në lidhje se kush është drejtuesi i saj legjitim, Enkelejd Alibeaj apo Sali Berisha.

Ndërkohë mësohet se avokatët e Berishës dhe përfaqësit e Alibeajt kanë mbërritur në Gjykatë për të marrë pjesë në neancën për statutin e PD-së.

Siç shihet edhe në foto në Gjykatë kanë mbërritur Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa.

 


Shtuar 3.03.2023 14:00