Ngjarja në Don Bosko, flet menaxheri i lokalit: 5 minutat që shpëtuan gratë nga plumbat

Pasditen e djeshme në Tiranë u vra me breshëri plumbash Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja ka folur për mediat dhe ka deklaruar se Çela ishte së bashkë me gruan shtatzënë, e cila ishte larguar vetëm pak minuta përpara se të zbraznin kallashin atentatorët. Ai gjithashtu u shpreh se nga stafi i lokalit nuk ka asnjë të lënduar.

“Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë 5 persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre. Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur” tha ai./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 13:24