Momenti kur shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në Greqi (VIDEO)

Një shqiptar i arratisur nga burg dhe një grek janë arrestuar pasi akuzohen për grabitje me armë të një banke në Peristeri, Greqi.

Në veçanti, ata akuzohen për komplot për të të kryer grabitje dhe shkelje të ligjit për armët. Përveç kësaj, 42-vjeçari shqiptar akuzohet për dhunë ndaj punonjësve dhe 58-vjeçari grek për mosbindje dhe nxitje të një krimineli.

Sipas Policisë greke, të dy të arrestuarit u drejtuan me makinë në një degë të një banke. Shqiptari ka hyrë dhe duke kërcënuar me armë arkëtarin, i ka marrë paratë. Më pas doli dhe iku me makinën që e priste jashtë greku.

Oficerët e policisë të Departamentit të Krimeve të Pronës të Drejtorisë së Sigurisë Atikë, pas kontrolleve, lokalizuan automjetin në Peristeri dhe, përkundër përpjekjes së grekur për të shpëtuar, si dhe rezistencës së fortë shqiptarit, arritën t’i kapnin.

Gjatë kontrollit, shtetasit shqiptar i është gjetur një armë dhe 5 gëzhoja, para dhe shumë sende të tjera të përdorura për grabitjen.

Edhe grekut, gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri, një hanxhar dhe një thikë. Gjithashtu, makina e përdorur për grabitjen, është konfiskuar.

Sipas Policisë, shqiptari ishte arratisur nga burgu më 20 janar 2020, ku po vuante një dënim 28-mujor për veprat penale vjedhja, rezistencë, dëmtimit të rëndë trupor dhe hyrjes ilegale në Greqi.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 21.07.2021 17:25