Nesër ulen temperaturat! Ja kur do të bjerë borë në malin e Dajtit!

Ditën e neserme bëni kujdes me veshjen pasi moti do të përkeqësohet.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke arritur në zonat malore deri në minus 7 gradë Celsius.

Gjatë javës së parë të shkurtit nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, madje edhe në malin e Dajtit.

Në zonat malore parashikohet që trashësia e dëborës të arrijë në 40 centimetra.

Sipas parashikimeve, bregdeti do të përfshihet nga era të fuqishme me drejtim veri-perëndim.


Shtuar 3.02.2020 22:43