“TEMPULLI”/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Vlorë, 10 të arrestuar! Mes tyre edhe vëllai i të dënuarit me burgim të përjetshëm (EMRI)

RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar sërish mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorë, në kuadër të operacionit “TEMPULLI”.

Gjatë aksionit të sotme janë ushtruar kontrolle blic në disa lagje të qytetit dhe në fshatrat përreth, për kapjen e personave të rrezikshëm.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve dhe Santiljano Basho.

Ai është vëllai i një prej personave problematikë të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Sakaq, mësohet se operacioni policor vijon dhe se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.


Shtuar 18.09.2023 08:00