“Më vendosën armën në kokë dhe…”, Ermiona rrëfen historinë e frikshme që e ka lënë me trauma

Gjatë një bisede me banorët, Ermiona Lekbello ka treguar një histori personale që i ka ndodhur vite më parë. Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj për dëmin që i ka shkaktuar.

Ermiona tregoi se në moshën 25-vjeçare dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te drejtoria e policisë.

Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të githa këto sende ia grabitën. Banorja shtoi se iu deshën ditë për ta marrë veten nga kjo ngjarje.