Telefonat e Ervis Martinajt në SPAK, a do të zbulohet fati i tij? Eksperti: Nëse hetohet me seriozitet del lista me emrat e policëve dhe politikanëve korruptuar, por …

Lajmi se familjarët e Ervis Martinajt kanë dorëzuar në SPAK, telefonat e tij, krijoi aludime në media se pas zbërthimit të kodeve dhe mesazheve brenda celularëve të “Mbretit të Basteve”, mund të dilnin informacione të reja nga hetimet për zhdukjen e tij.

Por për ekspertin e sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, nuk ka vend aspak për entuziazëm të tepruar.

Sipas tij aplikacioni SKY ECC është mbyllur në mars të vitit 2021, ndërsa Ervis Martinaj është zhdukur në 9 Fusht tië vitit 2022.

Për Karamuçon e vetmja gjë që do të dilte nga kodet sekrete të telefonave të Martinajt, gjithmonë nëse do të hetohej me seriozitet, do të ishte listëpagesa me emrat e policëve dhe politikanëve të korruptuar.

Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan Karamuço në Facebook.


Prej disa ditësh në media dorëzimi i telefonave të Ervis MArtinjt në SPAK ishte lajmi më i rëndësishëm, pasi vetë familjarët shpresonin se mund të zbulohej diçka e re për fatin e “Mbretit të Basteve”.

Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë që prej 9 Gushtit të viti të shkaur, ku për herë të fundit ëhstë parë në Durrës.

Edhe pse kryeministri Edi Rama i vendosi një afat 100 ditor Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt, ende nuk ka asgjë të re.


Shtuar 18.09.2023 20:43