Trembi nxënësit e shkollës me pistoletë imituese, nisin hetimet për 20-vjeçarin në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 20-vjeçar, i cili trembi nxënësit dhe mësuesit të një shkolle në Farkë ditën e djeshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 13:16