Champions League, nuk ka fitues në “aktin e parë”, Partizani dhe Bate ndahen në barazim 1-1 në “Air Albania”

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Champions League.

Në 45 minutat e para nuk kanë munguar rastet e krijuara nga të dyja skuadrat, por të kuqtë në përgjithësi u panë më kërkues pavarësisht se nuk mundën të tundin dot rrjetën e bjellorusëve.

Në pjesën e dutë kanë qenë miqtë që kanë kaluar të parët në avantazh, por gëzimi i tyre zgjati vetëm pak minuta pasi Tedi Cara barazoi gjithçka.

Edhe pse të kuqtë luftuan deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.


Shtuar 11.07.2023 22:52