Ndahet nga jeta eksperti i ISHP-së

Eksperti i edukimit dhe promocionit shëndetësor në ISHP, Engjëll Mihali është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga ISHP, nëpërmjet një postimi në Facebook, por nuk bëhet me dije shkaku I vdekjes.

Mësohet se Mihali punonte në ISHP që nga viti 2002.

“Një  lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor.

Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekade Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.

Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta. Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në njoftimi e ISHP.


Shtuar 29.05.2021 13:19