Lajm i mirë mes vështirësive, 9 të shëruar nga koronavirusi

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetesisë, aktualisht në Infektiv jane 81 persona të shtruar, 8 prej te cileve jane ne terapi intensive.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”-beri me dije ministria.

Ministria e Shendetesise theksoi me tej se nga numri total i te prekurve me koronavirus, vetem 8 jane femije.

“Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.
Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë”- tha MSH.


Shtuar 2.04.2020 09:51