“Kohët e fundit është bërë më i shpeshtë përdorimi i termit inekzistent “Maqedonasit e Veriut” nga përfaqësuesit e vendeve – mike që mbështesin Marrëveshjen e Prespës”, shkruan ai.

Por një nga dy shtyllat kyçe të kompromisit të Marrëveshjes së Prespës është pikërisht vetëvendosja si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, diçka që vetë Marrëveshja e garanton.

Me fjalë të tjera, “Maqedonia e Veriut” është e mundur vetëm nëse në të jetojnë maqedonasit, së bashku me bashkëqytetarët e tyre dhe kjo duhet respektuar.

Prandaj, çdo përdorim i termit “Maqedonasit e Veriut” përveç që është fyerje për maqedonasit, është edhe cenim i Marrëveshjes së Prespës.(INA)