U ekzekutua nga partneri? Marrin kthesë hetimet për vrasjen e shqiptares në Itali, arrestohet 30-vjeçari që deklaroi se ishte i vëllai

Anila Ruçi u gjet e vrarë pasditen e 19 prillit në shtëpunë e saj në via Piave në Scaldasole Pavia.

Së bashku me të, jashtë shtëpisë u gjet i plagosur edhe një burrë, i cili fillimisht tha se ishte vëllai i viktimës.

Por hetimet kanë marrë një kthesë të re. Mediet italiane bëjnë me dije se kanë arrestuar  Osman Bilyhun, 30 vjeç, i cili jetonte me Anilën.

Ai ruhet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet i shtruar në spital që nga mbrëmja e së mërkurës, pasi ka marrë plagë me thikë.

Bilyhu është personi i cili u gjet jet jashtë shtëpisë në via Piave në të njëjtën ditë të vrasjes.

“Bilyhu është paraqitur si vëllai i viktimës, por në realitet duket se mes tyre nuk ka pasur lidhje familjare”, bën me dije policia italiane.

Dispozita si i dyshuar për vrasjen ka nisur pas marrjes në pyetje gjatë natës së ngjarjes në spital./Albeu.com/