FIFA 23/ “Unë jam më i shpejtë se Sterling”, Chilwell “ngushëllon” Brojën: Ti ndoshta je më i shpejti në skuadër, por ata nuk dinë ende për ty (VIDEO)

Loja elektronike FIFA 23 ka marrë shumë vëmendjen e skuadrave dhe lojtarëve me statistikat e vendosura.

Si na çdo vend tjetër edhe në futboll shqiptarët janë gjithmonë të pakënaqur. Sulmuesi i kombëtares Armando Broja është njëri prej tyre, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke akuzuar atë që ka ndërtuar lojën se ka vendosur statistika të pasakta.

Pasi shikoi kartën e tij të re FIFA 23, Broja i tha Ben Chilwell: “Unë jam më i shpejtë se Raheem Sterling”. Chilwell pastaj iu përgjigj: “Ju ndoshta jeni, ju e dini. Ju jeni ndoshta më i shpejti në ekip. Ata nuk dinë ende për ty, vëlla”.

Broja nuk ka filluar ende një ndeshje si titullar për Chelsea këtë sezon, por ka bërë katër paraqitje si zëvendësues në Premier League, plus dy të tjera në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar, 21-vjeçari shënoi 6 gola në Premier League, gjatë periudhës së huazimit te Southampton. Ylli shqiptar tani po kërkon t’i lërë përshtypje trajnerit të ri, Graham Potter, pasi konkurron për një rol titullari përpara Pierre-Emerick Aubameyang.