Nikolla Minçev shkarkohet nga funksioni i kryeparlamentarit të Bullgarisë

Nikolla Minçev është shkarkuar nga funksioni i kryeparlamentarit të Bullgarisë.

Shkarkimi i tij është bërë ditën e sotme me 125 vota nga deputetët në Kuvendin Popullor bullgar.

Nga gjithsej 239 vota, 125 deputetë votuan për shkarkimin e Minçevit, 113 ishin kundër, ndërsa vetëm një deputet abstenoi.

Mirosllav Ivanov nga “Vazhdojmë me ndryshimin” do të jetë kryetar i Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e kryetarit të ri./albeu.com/