Digjet një farmaci në Vlorë, detajet e para (VIDEO)

Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 02:30 e natës dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.