Vrau “amerikanin” dhe u zhduk, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka arrestuar 38-vjeçarin shqiptar, Izbi Çaushi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 37-vjeçarit grek në Kalamata.

Policia kishte nisur kërkimin për gjetjen e 38-vjeçarit shqiptar që vrau me armë zjarri 47-vjeçarin e njohur me nofkën “amerikani” në Kalamata.

Pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, Çaushi u arratis në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij, shkruan protothema.

Nga dyqani, ai grumbulloi ushqime dhe rroba të ngrohta dhe iku në këmbë drejt malit.

22-vjeçari grek që kishte joshur 47-vjeçarin “amerikan” në datën fatale dhe e kishte goditur me grusht, u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Kalamatës, ku u akuzua për bashkëpunim në vrasje me dashje.

Hetimet për ngjarjen vijojnë dhe nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vrasë  47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Megjithatë, prokuroria përkatëse e ka referuar ngjarjen si vrasje./Albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 10:33