VIDEO/ Kjo qese në rruge i kushtoi shumë shtrenjtë shoferit në Tiranë

Policia e Tiranës ka gjobitur shoferin e një makine i cili është konstatuar duke hedhur mbeturina nga dritarja.

Shoferi është gjobitur me 100.000 lekë për hedhjen e mbeturinave nga dritarja e makinës si dhe për mosrespektimin e shpejtësisë në qendrën e banuar.

“Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”, është apeli i policisë.

/Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 15:00