KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, si renditen 3 emrat

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar ditën e sotme 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas vlerësimit të tyre, Gent Ibrahimi është përzgjedhur i pari për anëtar të Kushtetueses, ndërsa Arta Vorpsi është përzgjedhur e dyta.

Sakaq, Arta Marku është përzgjedhur e treta nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese./albeu.com