“Çmendet” tifozi, merr makinën dhe futet në fushë për të shtypur arbitrin (VIDEO)

Shpesh kemi parë ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur në ligat amatore të futbollit botëror.

Një nga këto ngjarje, ka ndodhur në Afrikën e Jugut, në divizionin e tretë të futbollit ku tensionet ishin të larta brenda dhe ja shtë fushës. Vendimet e arbitrit u quajtën të paqëna nga disa tifozë, por njëri prej tyre mori guximin të bënte një veprim të frikshëm.

Ky tifoz, kërcënoi arbitrin në debat e sipër duke i thënë: “Tani do të vij atje dhe do ta tregoj unë”. Të tjerët mendonin se janë vetëm disa fjalë që shpesh ndodhin në futboll, ku tifozët kanë pakënaqësitë e tyre ndaj arbitrave. Por tifozi e kishte seriozisht gjithçka.

Ai i hypi makinës së tij, e ndezi dhe i dha gaz duke u drejtuar në drejtim të fushës për të shtypur arbitrin. Lojtarët filluan të vapronin dhe u larguan me shpejtësi për t’i shpëtuar veprimit që mund të rezultonte fatal. Fatmirësisht, ashtu si lojtarët, arbitri arriti t’i shmangej makinës.

Sipas raportimeve vendase, policia arritit të arrestonte tifozin./ h.ll/albeu.com