U eliminua nga “BBV Kosova”, Mozzik na tregon si e priti familja partneren e Getinjos (FOTO LAJM)

Vivien Thano ishte banorja e cila u eleminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Dhe pse nuk arriti të shkonte deri në finale, bukuroshja arriti të fitonte ‘dashurinë e jetës’.

Vivien dhe Getinjo u njohën brenda shtëpisë së famshme ku nisën dhe romancën e tyre e cila po vazhdon ende edhe pas daljes së tyre nga spektakli i madh.

Reperi i cili vendosi të mos e vazhdonte më rrugëtimin e tij në “BBVKS”, e ka surprizuar shpesh herë partneren e tij teksa ndodhej ende në shtëpi.

Pas daljes së Vivien, ajo deklaroi në studio se tashmë do të nisej për Ferizaj dhe jo në Tiranë, ku duket se familjarët e Getinjos e kanë mirëpritur nusen sipas traditave.

Ishte Mozzik ai i cili publikoi një foto në InstaStory ku tregon një daulle duke i vendosur dhe një emoji me një fytyrë të gëzuar.


Shtuar 11.02.2023 17:06