Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, gjendet makina që u përdor për vrasjen e biznesmenit, dy shtetas të huaj shoqërohen në polici

Policia ka gjetur këtë të hënë makinë që u përdor në vraxsje e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëgjin.

Policia e Lezhës ka mundur të gjejë mjetin “Land Rover Discovery” në pronësi të një italiani që dyshohet se transportoi ekzekutorin së bashku me motorin nga fshati Kukel në drejtim të Velipojës.

Mjeti është parë në kamerat e sigurisë edhe në pedonalen e Shëngjinit në datat 17 dhe 18 prill. Në komisariat janë shoqëruar dy persona të huaj, një burrë dhe një grua të cilët pritet të merren në pyetje.

Vijon


Shtuar 24.04.2023 15:01