Kur mund të përfundojë Covid-19 dhe si do të vazhdojë jeta pas tij? Përgjigjet që po kërkonit

Dimri i vitit 2025 nëse jemi me fat, mund të jetë normal. Sistemet e kujdesit shëndetësor do të vazhdojnë të jenë nën presion, nga përhapja e sëmundjeve respiratore që do i çojë njerëzit drejt hospitalizimit. Gripi do të prekë të moshuarit. Virusi sincitial i frymëmarrjes do t’i bëjë disa fëmijë të sëmuren rëndë. Përpos gjithë këtyre, Covid-19 do të rikthehet herë pas here si virozë. Do të prekë në mënyrë dërrmuese të moshuarit, madje më shumë se gripi. Por, jashtë spitaleve, jeta do të jetë krejtësisht normale.

Bota ka përjetuar pandemi edhe më parë. Shpërthimin e kolerës të viteve 1830, gati 3% e parizienëve vdiqën nga sëmundja në një muaj të vetëm. Në fund të shekullit XIX rreth 1 milion njerëz mund të kenë vdekur nga gripi rus, për të cilin disa mendojnë se është shkaktuar nga një koronavirus. Gripi spanjoll që goditi në 1918-ën vrau rreth 50 milionë njerëz, në vetëm disa vjet.

Covid-19 i bashkohet asaj liste. Shumë nga të infektuarit as nuk e dinë që e kanë. Edhe numri i vdekjeve mendohet të jetë shumë më i lartë nga shifrat zyrtare.

Por në fund, të gjitha pandemitë mbarojnë. Një numër i konsiderueshëm njerëzish fitojnë imunitet, kështu që viruset e kanë të vështirë të gjejnë njerëz me imunitet të dobët qëtë rriten.

Ndryshe nga pandemitë e tjera, ndryshimi këtë herë është se shkenca po ndihmon në arritjen tek fundi i pandëmisë, më shpejt.

Pyetja që lind është se kur do të bëhet epidemi dhe si do të duket bota më pas?

Shumica e vendeve e pranojnë se çrrënjosja e Covid është e pamundur.

Gripi është një nga sëmundjet më të rrezikshme endemike, që vret 290,000-650,000 njerëz çdo vit, shumica e tyre të moshuar. Vaksinat ekzistojnë dhe bëhet çdo vit për të mbrojtur njerëzit me imunitet të dobët. Por nuk ka asnjë perspektivë për ta zhdukur plotësisht atë, sepse vetë virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Dëmi nga Covid endemik përfundimisht mund të jenë diku midis atij të gripit dhe koronaviruseve të tjerë të zakonshëm.

Megjithatë bota është ende larg asaj dite. Shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten në Evropën Lindore, ku fushatat e vaksinimit kanë qenë të dobëta. Pjesë të mëdha të popullsive të Zelandës së Re dhe Australisë, të cilat kanë pasur shkallë infeksioni të ulët, janë ende larg imunitetit të tufës. Njerëz të panumërt ende nuk kanë pasur kontakt me virusin apo vaksinën.

Me kalimin e kohës, valët e infeksionit do të bëhen gjithnjë e më të rralla. Shpejtësia me të cilën vendet arrijnë nga pandemia në endemi varen nga tre gjëra: sa pjesë e një popullsie të caktuar janë imune ndaj virusit dhe cilësia dhe qëndrueshmëria e atij imuniteti; Si mund të trajtohet sëmundja; Dhe si evoluon virusi.

Imuniteti është i vështirë për t`u matur. Sistemi imunitar është kompleks. Si sasia ashtu edhe cilësia e antitrupave që prodhon kanë rëndësi. As nivelet e antitrupave nuk janë një shënues përfundimtar i mbrojtjes, sepse njerëzit krijojnë nivele të ndryshme antitrupash.

Vaksikat i kanë ofruar rreth një të tretës së njerëzimit një rrugë të shkurtër drejt endemicitetit. Rreth 3.8 miliardë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 2.8 miliardë janë plotësisht të vaksinuar. Shto dhe ata që kanë mbijetuar nga virusi, duket sikur gjysma e popullsisë së botës ka krijuar një shkallë imuniteti.

Për çdo gjë ka një stinë

Përfundimisht, pasi imuniteti të jetë mjaft i përhapur, rastet e covid -it do të ulen. Rachel Baker nga Universiteti Princeton, i cili studion viruset që i përgjigjen kushteve të mjedisit, thotë se pret që brenda pesë apo gjashtë vitesh modelet e infeksioneve covid do të bëhen sezonale, si ato të koronaviruseve të tjerë endemikë.

Remdesivir do mund të zvogëlojë shtrimet në spital me 87% në pacientët me rrezik të lartë nëse jepet në fazën e parë të covid. Por duhet të administrohet intravenoz në një mjedis spitalor. Terapitë me antitrupa, një lloj tjetër ilaçi, janë shumë efektive. Një dozë antitrupash do të jetë gjithashtu e dobishme si profilaksi si për ata që janë të ekspozuar ndaj virusit (si për shembull punonjësit e shëndetit) ose ata me sëmundje kronike.

Disa barna që tashmë janë krijuar, do ta bëjnë covid-in më të lehtë për të jetuar me të, por qeveritë dhe autoritetet e shëndetit publik ende do të kenë nevojë të sigurohen që çdo shpërthim të mos i tejkalojë kapacitetet spitalore. Mund të ketë momente që do të jetë nevoja edhe për masa ndaluese, për të ulur transmetimin e virusit.

Edhe pse endemiciteti ka filluar, bota ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk po i përdor të gjitha mjetet – vaksinat, maskat dhe ajrosjen – për të arritur atje sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Covid përfundimisht do të bëhet endemik. Por do të ketë shumë sfida në muajt dhe vitet në vazhdim. Rruga për tek normalja mund të jetë akoma shumë e trazuar.


Shtuar 18.10.2021 09:56

Tags: ,