U arrestua me eksploziv, por ishte në kërkim për zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit, lihet në burg Albi Mecini

Albi Mecini u njoh me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Burime bëjnë me dije se i akuzuari Albi Mecini nuk ka folur fare në seancë.

Mecini u shoqërua nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.

Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.