Karantinë në ishull, blogerja shqiptare që pandemia e gjeti në këtë “parajsë” (FOTO LAJM)

Eldja Mimini është blogerja shqiptare e cila më parë ka bërë zë në kohën e protestave studentore në vend.

Ajo është e diplomuar në mjekësi dhe ka vazhduar studimet në Shanghai të Kinës, por sot do shohim një anë komplet tjetër të saj.

Eldja ka ngecur prej muajsh në Boracay, një ishull i vogël dhe i magjishëm në Filipinet.

Nëpërmjet Instagramit ajo ka njoftuar se u nis atje vetëm për dy jave pushime, por më pas karantinën ishte e detyruar ta kalonte në këtë ishull dhe me siguri të gjithë ju që po shihni fotot e mësipërme keni zili izolimin e saj.

Eldja është nën shoqërinë e të dashurit dhe me siguri karantina e saj është ndër më të bukura e mundhme./albeu.com/


Shtuar 22.07.2020 12:14