Heqja e barrikadave, Rama: Të gjithë u kthyen në shtëpi, shfaqja pati të njëjtin fund

Ditën e sotme Serbia ka njoftuar heqjen e barrikadave në kufi me Veriun e Kosovës.

Mbi këtë ngjajre ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se të gjithë janë kthyer në shtëpi secili me fitoren e vet duke e quajtur këtë ngjarje si një shfaqje e cila pati të njëjtin fund.

Postimi i Plotë:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!/albeu.com


Shtuar 29.12.2022 17:49