E frikshme! Momenti kur peshkaqeni sulmon të riun teksa shëtiste me varkë (VIDEO)

Peshkaqenët janë kthyer në makthin e pushesve në bregdet nga e gjithë bota. Video të ndryshme nga sulmet nga peshkaqenët kanë bërë xhiron e botës.

Së fundmi një tjetër video e frikshme po qarkullon në rrjet ku një peshkaqen sulmon një peshkatar në Florida.

Në video shihet si peshkaqeni e tërheq peshkatarin dhe ai bie në ujë, por fatmirësisht arrin të futet sërish brenda varkës së tij.

Peshkatari ka marrë një lëndim në dorë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore të Jackson South nga personeli i shpëtimit në Miami-Dade. Ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore dhe po ashtu lloji i peshkaqenit që e kafshoi.

Në këtë zonë, mësohet se jeton një peshkaqen grabitqar me madhësi mesatare dhe që konsiderohet i rrezikshëm.


Shtuar 27.06.2023 11:25