Kërkesa e Berishës për ngritjen e komisionit hetimor për skandalin “McGonigal”, mblidhet sot konferenca e kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 13:00, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së 19 deëputetëve për mocion me debat në seancën plenare për çështjen e Charles Mc Gonigal.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles.

Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

.albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 10:06