EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, kapet 40-vjeçari në Lezhë

Ka rënë në prangat e policisë së Lezhës një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2022.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Edmond Vlashi, banues në fshatin Tale, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas.

Njoftimi i policisë

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Lezhë, 40-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. V., 40 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 13:41