Aksidenti me 5 të lënduar në Tiranë, arrestohett shoferi nga Kosova

Ka rënë në prangat e policisë shqoferi (nga Kosova) i njërës prej dy makinave që u përfshinë në aksident mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Ndërsa kanë nisur hetimet për shoferin e mjetit tjetër.

Kujtojmë se nga aksidenti mbetën të lënduar pesë persona.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 12:35